25 Dhjetor 2018 / 18:22
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot deri në orën 15.00 kanë mbërritur plot 62 kërkesa konform Ligjit për amnisti, ku 27 prej tyre kanë ardhur në Repartin për krim dhe korrupsion të organizuar dhe 35 në Repartin për Krime penale.
Afati i fundit për parashtrimin e kërkesës është sot. Më pas, Gjykata dhe Prokuroria duhet të vendosin se kush do të përfitoj nga Ligji për amnisti, i votuar të enjten e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë me 95 vota pro.
Megjithatë ende nuk është bërë e ditur se kush do të vendos në bazë të kërkesave për amnisti: Këshilli Gjyqësor në krye me gjykatësen Dobrilla Kacarska ose Këshilli Penal. Këtë dilemë në fund të ditës duhet të zgjedh kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev.
Nga këto 62 persona që kanë kërkuar amnisti, 27 janë në rastin aktual që është në procedurë të provave, ku 31 persona akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë dhe dy persona për ndihmë. Nga këto 33, vetëm njëri ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të kërkoj amnisti. Bëhet fjalë për Jane Çento i cili këtë e tha publikisht në seancë. Përpos tij edhe Igor Jug deklaroi se nuk do të kërkoj amnisti, ndërsa edhe njëri nga udhëheqësit e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, Igor Durllovski, në rrjetin social facebook ka deklaruar se nuk do të kërkoj amnisti.
Në lëndët tjera që përfshihen me 27 prillin numri i personave që kanë kërkuar amnisti është 30. Nga gjykata nuk precizojnë me emër dhe mbiemër se kush ka kërkuar dhe kush jo, por ka kërkesa nga më tepër lëndë.
Loading…


