Gjatë mbrëmjes së ndërimit të mot moteve, 27 persona vizituan Klinikën e Toksikologjisë në Qendrën Klinike të Qytetit. Personi më i ri ishte 16 vjeç, njoftoi drejtori i Toksikologjisë, Niko Beqarovski.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte persona me mbi dozim me substanca psiko-aktive. Ndërsa Qendrën urgjente në spitalin “8 shtatori” e vizituan 38 vetë, 4 prej të cilëve kishin forma të lehta të lëndimeve për shkak të zënkave fizike.
Në kirurgjia gjithashtu janë pranuar 4 persona me djegie në duar nga fishekzjarret, por pa lëndime serioze ndërsa dy pacientë me plagë sipërfaqësore të qafës nga plumbat e armëve të zjarrit.