Zoran Zaev është i sigurtë se Nikolla Gruevski nuk do të formojë qeveri, lideri i VMRO-DPMNE-së është i sigurt nga ana tjetër se siç thotë bashkëpunimi i mirë dhe projektet për shqiptarët do të vazhdojnë pasi ai ta formojë qeverinë, pasi asnjë parti nuk ka bë më së shumti për shqiptaët e Maqedonisë.
Kurse Ali Ahmeti përgatitet këto ditë të deklarohet para Kryesisë Qëndrore për takimin me Gruevskin dhe Zaevin. Detajet rreth takimit të djeshëm në LSDM nuk deshti të shpalosë, por sot Zaev është i sigurtë në mossuksesin e Greusvkit të formojë qeveri.
“Unë jamë i sigurtë që Gruevski nuk do të mund të formojë qeveri për shkaqe që dihen, përfundimisht regjimi ka ardhur në fund të tij dhe është koha Gruevski të shkojë në opozitë”, deklaron Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.
Zaev paralajmëroi takime tjera me Ahmetin, për bisedime oficiale për qeverinë pasi ti mbarojë afati Gruevskit javën e ardhëshme dhe siç ai thotë, ai do ta kthej mandatin.
Dhe siç Zaev pret deri sa ti vijë radha, Gruevski përmes një interviste paszgjedhore tenton ti ngrohë marrëdhëniet me shqiptarët në vend. Ai në intervistë për “Gazetën Ekspres” i përsërit qëndrimet rreth PSP-së dhe dygjuhësisë. Gruevski thotë se PSP është marrëveshje nga Përzhina, e atë të gjithë duhet ta respektojnë, për gjuhën shqipe – Gruevski është e pakuptueshme dhe duhet të ndryshohet Kushtetuta.
“Kërkesa për dygjuhësi në tërë territorin kërkon fillimisht ndryshim të Kushtetutës, ajo nuk është e mundur, e dyta nuk është kërkesë realiste sepse shumica e shqiptarëve janë të koncentruar në pjesën veri-perendimore të vendit”.
Sipas informatave të 24 Vesti Ahmeti por edhe zyrtarë të tjerë të BDI-së i vazhdojnë kontaktet me VMRO-DPMNE-në.