
Basha e cilësoi ngjarjen një vrasje shtetërore, duke qenë se 22-vjeçari ishte arrestuar për një cigare hashash në një kohë që trafikantët e mbrojtur nga qeveria janë të lirë.
“E njëjta polici e cila nuk guxon të ngrejë dorën për Klemend Balilin e trafikantët. I njëjti shtet që liron Lul Berishën i merr jetën një 22 vjeçari. Kjo është vrasje shtetërore. Politikisht përgjegjës është Edi Rama. Shpreh ngushëllime për humbjen e djalit”, tha Basha.
6 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

