Një ngjarje e rëndë me sfond familjar është regjistruar pasditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 22-vjeçar ka goditur me thikë nënën e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se autori i ngjarjes vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja e plagosur është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e të riut, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.