Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë shqiptuar gjithsej 204 gjoba, nga të cilat 32 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 53 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
MPB-ja gjithashtu njofton për 5 gjoba të shqiptuara për shkak të përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, 10 masa për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, gjashtë masa për kalimnë të kuqe në semafor…/Alsat.mk