Memedali Jusufi
Procesi i integrimit , hyrja në grupe të caktuara, kërkon edhe ndërtimin e vlerave të reja identitare. Kur ne e shtrojmë pyetjen mbi pozitën tonë në shoqëri, e shtrojmë në fakt, pyetjen se cili është identiteti ynë? Sa është i theksuar dhe sa është i respektueshëm, është i dallueshëm apo nuk është i dallueshëm. Krijohen identitete të reja edhe brenda një njeriu, personi, individiumi, dhe ndërthuren shumë mikroidentitete. Me nenshkrimin e mareveshjes se Prespes shume kushe pandehu se ne do ta humbim identitetin pergjithmone. Maqedonasit nuk humben asgje, vetem se , ne si shtet u inkuadruam ne Nato dhe u afruam ne rrugen e Bashkimit Evropian.
Dilema te tille egzistenciale jane vertet dilema hamletiane por edhe mbetja ne nje vend , statuskuoja 30 vjecare e Maqedonise se Veriut i ngjane situates se zgjedhjes midis Gomarit te Buridanit dhe briskut te Okamit.
Perdorimi i mencur i briskut te Okamit supozohet se lehtson zgjidhjen racionale ndermjet dy teorive rivale. Gomari i Buridanit -me sa duket sipas Zhan Buridanit , nje nxenes i Okamit -ilustron rezikun e nje zgjedhjeje te tej-racionalizuar , Gomari ne fjale , duke u gjendur ndermjet dy mullareve me bar, nuk mund te shohe asnje arsye per te pelqyer nje mullar me teper se nje tjeter dhe, keshtu, nuk ben asgje dhe vdes nga uria. Gabimi i kafshes se gjore eshte supozimi se aty ku nuk ka arsye per te bere dicka ne vend te dickaje tjeter do te ishte iracionale te zgjidhje , dhe, prej ketu, se eshte ma racionale te besh dicka , edhe pse kjo dicka nuk mund te percaktohet permes zgjedhjes se racionales, Pra zgjedhja ndonjehere eshte me shume se zgjidhje dhe kete e ilustron mareveshja ne fjale, qe i mundsoj vendit tone, Maqedonise se Veriut, perspektive me te mire Euro -Atlantike ( Mareveshja e Ohrit ne fillim dhe me pas ajo e Prespes)
Idea eshte , njeriu duhet të ecë përpara, e të mos ndalet, të mos e ndalojё melodinë e jetës por të krijon një simfoni .Harry Fostick, bën një krahasim domethёnёs për jetën teksa rrёfen njё anekdotё: një violinist, i cili po mbante një koncert, papritmas iu këput njëri teli i violinës. Por ai, nuk u hutua, nuk u mërzit, as nuk u shqetësua por melodinë, e përfundoi ekzekutimin e tij duke luajtur me telat e mbetur. Metafora e violinistit sipas tij, na ndihmon tё kuptojmё se: Jeta është e tillë na heq nga dora shpesh herë një tel dhe ne detyrohemi ta vazhdojmë melodinë me ata tela që kanë mbetur. Prandaj, nuk duhet të na pengojnë, shqetësojnë, apo bllokojnë gjërat e vogla që na paraqiten gjatë jetës, Njeriu është Mendja, dhe ai gjithmonë e merr Veglën e Mendimit, dhe, duke e formësuar atë që e dëshiron, i lind njëmijë gëzime, njëmijë të këqija: Ai mendon në fshehtësi, dhe ajo ndodh: Rrethina është asgjë tjetër pos xhami i pasqyrës së tij,dikton gjithmonë ritmin, saktësisht e di se çfarë kërkon dhe kënaqet në dashuri, eshte kembengules ne kerkesa, Mark Aureli thotë: Jeta jonë është ajo për të cilën ne mendojmë se është. Ka shumë rëndësi mënyra sesi i shohim dhe i perceptojmë gjërat, pozitivisht apo negativisht, me optimizëm apo pesimizëm? Me ngjyra, apo bardh e zi?
Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t’ua kaloj brezave të ardhshëm. Një prej mësimeve që kam nxjerrë nga jeta, është se po nuk veprove në jetë, jeta e ka zakon që të veprojë mbi ty. Ditët bëhen javë, javët bëhen muaj dhe muajt bëhen vite. Shumë shpejt çdo gjë merr fund dhe ty s’të mbetet gjë tjetër, veç zemrës së mbushur me pengun e jetës së jetuar përgjysmë.
Identiteti ynë është suksesi yne, eshte mendimi që ne kemi për veten, për llojin e personit që me mendojmë se jemi. Mënyra si ne e shohim veten ndryshon në varësi të rrethanave. Për shembull, do të ishte e pazakontë që një i ri, të shfaqej tjetër njeri në shtëpi dhe tjetër në shkollë. Identiteti, pjesërisht, është çështje e zgjedhjes personale dhe, pjesërisht, është pasqyrim i mënyrës si të tjerët na shikojnë dhe na kategorizojnë – shpesh ky është problem që ndeshet me grupet minoritare. Në shkollë, të rinjtë reflektojnë për kuptimin e tyre për identitetin dhe për mënyrën si paragjykimet dhe stereotipat mund të ndikojnë në idenë që një person ka për veten. Ata zhvillojnë vetëbesimin për të trajtuar çështje të tilla si diskriminimi dhe ngacmimet.
Ne kohe te perplasjeve te medha te globalizimit ne duhet te japim dicka nga vetja jone, po edhe te marim per hire te nje identiteti me te madhe kolektiv -thoj ish Presidenti Mejdani ne nje interviste te realizuar per TVM 2. Por ne kohe te globalizimit ne edhe mund te humbemi, imagjino kulturen globale pa ndonje identitet te percaktuar mire , si nje Oqeane qe ne notojme, notojme pa ndal dhe nuk e dime qellimin , dhe padyshim se nje gjendje te paqartesise se madhe ne do ti kthehemi vetes si nje vend me i sigurte, me i ngrohte. Pra ne shpesh rembehemi nga vala e sforcimeve apo levizjeve fallco e duam te vizatojme nje personalitet krejt tjeter.Harrojme qe arti yne eshte me i bukur.Mjaft me nen hijen e perfeksionit,te mos e leme respektin per veten te na rreshqase nga duart.Te perpiqesh te ndryshosh do te thote te mos e duash veten tende,te mos e respektosh ate.Dhe kur humbet respektin per veten,ke humbur cdo gje.Madje do te ndalosh se ekzistuari.Ne syte e te tjereve do te mbetesh kopje e shemtuar e dikujt.
Identiteti eshte shume i rendesishem per cdo njeri, identiteti mendoj nuk eshte vetem emer mbiemer eshte me e thelle se kaq .Eshte karakteri temperamenti dhe personaliteti te cilin mendoj qe po e humbim cdo dite.A e keni vene re qe ne nuk jetojme me per veten por per te tjeret .Te jesh vetvetja do te thote te gjesh veten,ti japesh kohen e duhur vetes per te gjetur vlerat qe fshihen brenda teje.Te jesh vetvetja do te thote te flakesh tutje cdo mendim apo fyerje te njerezve te ndryshem.Te kuptosh qe askush nuk eshte perfekt.Ji i cmendur,ji qesharak neqofte se kjo eshte vertet ajo qe je.Nuk eshte budallallek te jesh i tille,perkundrazi budallallek eshte te perpiqesh te jesh ai cfare njerezit rreth teje duan.Te jesh vetvetja do te thote te kesh besim ne vlerat e tua dhe ta shfaqesh ate pa ndrydhje apo dyshime.Arritja me e madhe ne ditet e sotme eshte te jesh vetvetja ne nje bote qe kerkon te te shnderroje ne dicka tjeter.Shumica prej nesh kerkon perfeksionin dhe papritur humbet vetveten.
Identiteti nuk është kategori statike. Gjuha, tradita, kultura dhe përkatësia nacionale, janë disa nga elementët që i merr njeriu dhe i shndërron në pjese të identitetit personal. Prandaj edhe këto copeza sado të ngurta të jenë, mund të ndryshojnë krahas ndryshimit dhe zhvillimit kulturor, shoqëror dhe civilizues. Ndodh te shkatërrohen mikro-identitete apo edhe identitete të vjetra si dhe ndodh që ato të transformohen. Krijohen identitete të reja edhe brenda një njeriu, personi, individiumi, dhe ndërthuren shumë mikroidentitete.