DRAGAN MISHEV
Si ngjarja më domethënëse që shënoi vitin e kaluar, është padyshim ajo kur pas 17 vitesh status kandidat, pritshmëri, zhgënjime dhe sigurisht një luftë të madhe, më në fund, më 19 korrik, Republika e Maqedonisë së Veriut – tashmë vitin e kaluar 2022, nisi negociatat me Brukselin për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
Fillimin e negociatave, i cili u shënua me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, foli edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili deklaratën e tij në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian e lexoi në gjuhën maqedonase.
Rruga e ndërmarrë nga Maqedonia për të nisur fillimin e shumëpritur dhe të shumëdëshiruar të negociatave për anëtarësim në BE, vitin e kaluar u shtrua me shumë konfuzione, paqartësi, bllokime, shkatërrime, të cilat erdhën jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda vendit./Analiza e plotë.