Dje ka ndodhur një vjedhje e madhe në NLB Tutunska Banka në Shkup ku i punësuari ka vjedhur hiç më pak se 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:58 kur drejtori i kësaj banke ka lajmëruar autoritetet se një i punësuar ka marrë 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro, i ka futur në një qese plastike dhe është larguar në drejtim të pa njohur.
MPB është duke hetuar rastin në fjalë.