Komunat dhe ministritë së bashku shpenzojnë më shumë se 2 milionë euro në vit për shërbime ligjore. Komunat dhe ministritë nuk kanë rregulla të brendshme të shkruara për agazhimin e avokatëve, duke pasur parasysh se prokurimi i shërbimeve nga avokatët është i përjashtuar nga Ligji për Prokurim Publik, tregojnë gjetjet kryesore të hulumtimit të Qendrës për Komunikime Civile, transmeton Portalb.mk.
Ndër përgjigjet nga komunat, ka shpjegime të ndryshme për mënyrën e zgjedhjes së avokatit, përkatësisht:
“Në bazë të reputacionit dhe përvojës së tyre në lidhje me natyrën e çështjeve”;
“Lehtësisht i aksesueshëm për komunën, të cilët kanë një zyrë në të njëjtën komunë”;
“Bazuar në njohuritë e ekspertizës dhe kompetencave të avokatëve dhe në bazë të rekomandimeve të marra për punën e tyre të mëparshme”;
“Me marrëveshje të menjëhershme”;
“Me zgjedhje të lirë”;
“E zgjodhi kryetari i komunës” dhe
Vetëm komunat dhe Qyteti i Shkupit për pagesat e avokatëve vitin e kaluar kanë shpenzuar 67.269.053 denarë ose 1,1 milionë euro.
Ministritë u kanë paguar avokatëve 62.428.934 denarë ose 1 milion euro.
Paratë që ministritë dhe komunat së bashku u paguajnë avokatëve janë dy të tretat e totalit të parave që paguhen për këtë qëllim nga të gjitha institucionet buxhetore së bashku.
Rreth 40 përqind e 1.1 milionë eurove të paguara janë për avokatë të angazhuar nga vetë komunat, ndërsa 60 përqind e mbetur për shërbime avokatore të paguara për baza të tjera.
Nga komunat, avokatët angazhuan 72 nga 81 njësi të vetëqeverisjes lokale.
Një e katërta e komunave i paguajnë një shumë mujore një avokati. Nga ministritë, vetëm dy kanë të punësuar avokatë, ndërsa pagesat e tjera janë për avokatë për arsye të tjera, gjegjësisht për vendime gjyqësore dhe ekzekutive dhe për kamatë.
Nga komunat, me shumat e paguara për avokatë prijnë Qyteti i Shkupit dhe Gazi Baba, ndërsa në mesin e ministrive janë Financat (për funksione shtetërore), pastaj Drejtësia dhe e Punës.
Individualisht më së shumti para i ka paguar avokati Vllatko Ristovski, të cilit në vitin 2023 vetëm Komuna e Gazi Babës i ka paguar më shumë se 6 milionë denarë.
Kujtojmë se hulumtmi paraprak i QKC, tregoi se institucionet kompetente në vend i përdorin pak të dhënat për pronarët e vërtetë të kompanive, për parandalimin, zbulimin dhe sanksionimin e pastrimit të parave dhe në luftën kundër terrorizmit dhe duket se nuk i përdorin fare për qëllime të tjera dhe për të parandaluar korrupsionin, krimin dhe abuzimet në fusha të tjera.