Me rastin e 195 vjetorit të vrasjes së Ali Pashë Tepelenës, kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar atë në rubrikën e përditshme “Amarcord”. Rama shkruan se revolucioni grek apo revoltat në Bullgari i detyrohen jo pak Ali pashës në përgatitjen e tyre ushtarake e shpirtërore.

Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore.
Shumë i detyrohet Ali pashës edhe ndërgjegjësimi i krerëve shqiptarë, të cilët gjatë mesit të parë të shek. XIX, filluan ta konceptonin përfshirjen në çështjet kombëtare, siç e thotë bukur mirë studiuesi Dritan Egro, “përtej interesit të çifligjeve të tyre”.
Figura e pashait që tronditi Portën e Lartë mbetet padyshim një nga figurat më të diskutueshme të historisë sonë, por çka nuk është diskutuar as nga detraktorët e tij më të mëdhenj, është gjenialiteti i këtij kryeneçi të madh shqiptar”, shkruan Rama.
24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

