Një 19-vjeçar nga Milladinoci i Shkupit mëngjesin e sotëm humbi jetën në një aksident trafiku në aksin lokal nga lagjja Ilinden drejt Milladinocit, njofton MPB-ja. Aksidenti është denoncuar në orën 06:45. Automjeti i udhëtarëve “golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga A.Z. (19) ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga lëndimet e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen. Është njoftuar prokurori publik dhe për momentin por realizohet ekspertizë nga ekipi i ekspertëve. Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.
Data 13.04.2026
Aktuale
- MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge në Shkup: Po merren masa për zbardhjen e rastit
- Grabiten stolitë e një gruaje 74-vjeçare, ndalohen dy persona nga Shkupi
- Pavarësia e gjyqësorit në Serbi nën presion të vazhdueshëm
- Kush është Peter Magyar, njeriu mundi Viktor Orban pas 16 vitesh?
- Gjendjet një person i vdekur në Graҫanicë
- Dhunë në familje, në Prishtinë e Lipjan burrat rrahin bashkëshortet
- 5 qytetarë arrestohen për shkelje të rënda në trafik
- Trump sulmon Papën: Është i dobët, pa mua nuk do ishte aty

