Detaje të reja janë mësuar lidhur me 17 kilogram heroinë që u kapën pasditen e sotme në portin e Durrësit, të fshehura poshtë një mauneje. Deri më tani në pranga ka përfunduar shoferi i kamionit, një 48-vjeçar nga Vlora.
Ky i fundit ka mohuar katergorikisht se ka pasur lidhje me trafikun e heroinës, duke shtuar se ishte i punësuar dhe se në Itali po shkonte për të marrë mallra.
“Nuk kam dijeni për drogën, jam i punësuar, do shkoja për të marrë mallra jashtë,”-tha shoferi i kamionit. Heroina ishte e vendosur në depozitën e kamionit dhe u pikas nga kontrolli me skaner, pasi mjeti ishte bosh.


