Rreth 150 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në urgjencën e spitalit Rajonal të Peshkopisë (Dibër e Vogël). Mjekët dyshojnë se ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të ëmbëlsirave, nga e njëjta pastiçeri në qyteti.
Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë. Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ne ku dyshohet se janë shitur tortat, shkruan Top Channel.