Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.761 teste të kryera janë regjistruar 1.216 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 116.438 raste, prej të cilëve 99.126 janë shëruar, kurse 3.403 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 13.909. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 578.923 testime për koronavirus.
– Advertisment –
Sipas qyteteve, brenda 24 orëve 624 raste janë regjistruar në Shkup, 80 në Prilep, në Manastir – 50, Veles – 46, Kumanovë – 43, Tetovë – 40, Kavadar -36, Koçan – 32, Ohër – 30, Negotinë – 23, Strumicë – 22, Shtip – 21, Gjevgjeli – 20, Valandovë – 16, Gostivar dhe Berovë nga14 raste të reja, Demir Kapij – 13, Resnje – 12, Probishtip dhe Krushevë – me nga 9 raste , Shën Nikollë – 8, Strugë, Radovish dhe Delçevë – nga 7 raste të reja, Vinicë – 5, Kërçova, Kriva Pallanka, Bogdanci dhe Pehçeva kanë regjistruar nga 4 raste të reja, Kratova dhe Demir Hisari nga 3 raste, Dibra dhe Makedonski Brod – nga dyraste kurse në Makedonska Kamenicë dhe Dojran -janë regjistruar vetëm nga një rast.