Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 148 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 11 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 60 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për makina të paregjistruara, 6 për vozitës fillestar dhe 3 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk