Një aksident komunikacioni me pasoja të rënda ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Marec, lagjja Mudripotok të Prishtinës, ku është përfshirë një motoçikletë me katër rrota.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia për rajonin e Prishtinës, e cila ka njoftuar se një person ka marrë lëndime nga aksidenti i vetshkaktuar.
Burime bëjnë me dije se drejtues i mjetit ishte një i mitur, I. Ll, 14 vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe aktualisht ndodhet në emergjencë në QKUK, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të trafikut dhe prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar hetuesit të merren me rastin.
Rasti është duke u trajtuar si “Aksident komunikacioni rrugor me lëndime të rënda”.