Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 136 shkelje të rregullave të trafikut.
“Janë shqiptuar dhe 3 gjoba të tjera për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe katër të tjera për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara”, thonë nga MPB.