Personi që shihni në foto është 31-vjeçari me 3 emra që tentoi t’i largohej sot policisë, duke përplasur 9 makina të tjera dhe një motor, në të cilin po udhëtonte një efektiv policie së bashku me bashkëshorten e tij.
Policia informon se Imer Krrashi rezulton person me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, ku Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll.
Në momentin që Imer Krrashi është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të.
Gjatë tentativës së tij të dështuar për arratisje, Imer Krrashi përplasi me makinë në afërsi të zonës së TEG-ut 9 automjete dhe 1 motor, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe.
Polici dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur nga përplasja, por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.
“Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, informuan uniformat blu.
Shërbimet e Policisë, pas një ndjekjeje intensive, bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, shtetasit Imer Krrashi, alias I. M, alias I. U.