Fondacioni i Civilizimit Islam (FOCIC) ndau certifikatat e përfundimit të kurseve të gjuhës arabe, i cili është organizuar në bashkëpunim me Institutin Arsimor të Gjuhës Arabe në Stamboll të Turqisē – AKDEM dhe Lingua Star – Tetovë. Ky takim u realizua në prani të kryetarit të FOCIC-it, Dr. Benjamin Idriz, zëvendëskryetarit, Prof.Dr. Adnan Ismaili, koordinatorit të kurseve të gjuhës arabe, Mr. Bekim Sulejmani, si dhe profesorit të gjuhës arabe, Dr. Amel Kurtishi. Të gjithë kursistët që kanë kryer nivelin e parë dhe të dytë të gjuhës arabe morën certifikata të niveleve përkatëse. Programi për mësimin e gjuhës arabe zhvillohet në Shkup, në Tetovë dhe në Kumanovë. Këto kurse i kanë vijuar gjithsej 120 kursistë. Me këtë rast kryetari i FOCIC-it, Dr. Benjamin Idriz, ua dhuroi kursistëve librin e tij me titull “Gruaja në Kur’an”. Pas ndarjes së certifikatave dhe dhuratave, u bisedua edhe për vazhdimin e kurseve në nivele më të larta.