Këshilli për konformim të fakteve paraqet 110 kërkesa për shkarkim të gjykatësve- Nga e ejtja Këshilli Gjyqësor fillon me shqyrtim.
Këshilli gjyqësor nga të enjten do të fillojë shqyrtimin e kërkesave për shkarkim e gjithsej 110 gjykatësve. Pjesa dërmuese e kërkesave për shkarkimin e gjykatësve për ushtrimi joprofesional të detyrës vijnë nga Këshilli për verifikimin e fakteve, ndërsa tre kërkesa tjera janë bërë nga Prokuroria speciale publike. Propozime për shkarkimin e gjykatësve kanë paraqitur edhe avokatë të ndryshëm.
Këshilli Gjyqësor do të duhet të vendos edhe për nismën për shkarkimin e gjykatësve të Gjyqit Suprem, Jovo Vangellovski, Rahilka Stojkovska, Risto Katavenovski, Faik Asllani dhe Xhemali Saiti.
Almakos