Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit dhe akademikut, Luan Starova.
“E kobshme është dita ku morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, akademikut dhe shkrimtarit të mirënjohur Luan Starova.
Sot humbën një personalitet me vlera të jashtëzakonshme! Vepra e tij do të jetoj gjithmonë me ne!
Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Starova, miqve e të njohurve të të ndjerit. U prehtë në Paqe!”, është shprehur Sela në postimin e tij në facebook.