Emisionin javor “ Let’s chat over coffee” sjell një tjetër personazh. Një grua e sukseshme dhe një nënë krenare e dy fëmijëve… Kjo është Migena Gorenca , motoja e së cilës është “ Me shumë punë dhe pak fat suksesi është pas dere”. Jemi mësuar të shohim tashmë vite më rradhë në edicionet e informative në Televizionin e Maqedonisë kanali i dytë, krahas postit që mban si kryeredaktore e këtij televizioni. Një spikere e cila në mënyrë unike përcjell informacionin tek shikuesit, duke të lënë përshtypjen se është duke zhvilluar një bisedë mjaft informuese. Pavarësisht kësaj, bëni mirë të mos jeni përsoni i parë që sheh nëse ajo po kalon një ditë të keqe. Sot erdhëm të flasim me të pa doreza, ku në një bisedë ndryshe ,krahas të tjerave, u informuam edhe për faktin se asnjëherë nuk do të kishte provuar profesionin e mësimdhënëses edhe pse është e diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe për shkollat e mesme./Almakos
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski