Nga 29 dhe 30 marsi, Viz er lëshon tre linja të reja ajrore drejt Milanos, Napolit dhe Budapestit. Rrjeti i linjave ajrore në aeroportin e Shkupit zgjerohet me gjithsej gjashtë destinacione të reja, ndërsa në aeroportin e Ohrit – me katër destinacione të reja.
Orari veror i fluturimeve nga të dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut të menaxhuara nga TAV Maqedonia fillon këtë fundjavë – të dielën, më 29 mars, dhe me të do të ketë gjithsej 10 destinacione të reja – gjashtë linja të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit: Napoli, Budapesti, Palermo, Algero, Trabzoni dhe Samsuni, si dhe katër linja ajrore nga Aeroporti Shën Apostol Pal Ohër – Milano, Vienë, Vroclavë, Katovicë.
“Të gjitha 10 linjat e reja ajrore që do të nisen me orarin veror të fluturimeve në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit këtë vit përbëjnë një hap të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit të rrjetit të destinacioneve. Kjo do të mundësojë lidhje më të mira të vendit me qytete të reja atraktive, do të hapë mundësi të reja për udhëtime turistike për pasagjerët tanë të çmuar, destinacione që ishin shumë të kërkuara dhe të nevojshme, dhe njëkohësisht do të kontribuojë në turizmin e ardhshëm duke sjellë turistë të huaj në Maqedoninë e Veriut, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit Shën Apostol Pal Ohër. Sezona fillon me lëshimin e linjës së re Milano – Ohër këtë javë, më 29 mars. Më pas, të hënën, më 30 mars, do të fillojnë fluturimet e reja nga Shkupi drejt Napolit, ndërsa fluturimet nga Shkupi drejt Budapestit do të kthehen në orarin e rregullt të fluturimeve. Jam i sigurt që të gjitha destinacionet e reja do të krijojnë interes të madh tek pasagjerët dhe do të kontribuojnë në vazhdimësinë e rritjes dyshifrore të trafikut të pasagjerëve që kemi shënuar që nga fillimi i vitit 2026 në të dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Nexhat Kurt, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Më 29 mars, të dielën, Viz Er lëshon linjën e re Milano – Ohër, ndërsa më 30 mars kompania ajrore do të fillojë fluturimet nga Shkupi drejt Napolit, si një destinacion i ri atraktiv në Itali, duke rikthyer njëkohësisht linjën e rregullt nga kryeqyteti ynë drejt kryeqytetit të Hungarisë – Budapest.
Nga 2 dhe 3 qershor, Anadollia do të lidhë Aeroportin e Shkupit me Trabzonin dhe Samsunin, ndërsa prej 15 dhe 18 korrikut, Viz er do të lidhë kryeqytetin e Maqedonisë me Palermon (Sicili) dhe Algero (Sardenjë).
Në kuadër të orarit veror të fluturimeve për vitin 2026, i cili fillon në fund të marsit dhe përfundon në fund të tetorit, 15 kompani ajrore do të fluturojnë drejt 54 destinacioneve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, duke përfshirë fluturimet e rregullta gjatë gjithë vitit dhe fluturimet sezonale, ndërsa njëkohësisht shtatë kompani ajrore do të fluturojnë drejt 24 destinacioneve çarter, që është gjithsej 78 destinacione nga kryeqyteti i vendit.

Nga Aeroporti “Shën Apostoll Pali” Ohër, në orarin veror të fluturimeve, tetë kompani ajrore do të fluturojnë drejt 17 destinacioneve, nga të cilat 14 janë destinacione të rregullta gjatë gjithë vitit dhe destinacione sezonale, ndërsa tre janë fluturime çarter.
Pas nisjes së linjës së re ajrore nga Ohri drejt Milanos, në qershor Viz er do të fillojë fluturimet edhe nga Vroclava dhe Katovica drejt Ohrit. Nga 17 maji , Austrian erlajns do të fillojë fluturimet nga Ohri drejt Vjenës. Më herët këtë muaj, më 17 mars, Viz er tashmë ka filluar fluturimet nga Ohri drejt Bratislavës.
TAV Maqedonia, degë e TAV Aeroport, anëtare e grupacionit ADP, përfundoi dy muajt e parë të vitit 2026 me 539,474 pasagjerë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkup dhe në Aeroportin “Shën Apostoll Pali” Ohër. Kjo është një rritje prej 31 për qind të numrit të pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Në të njëjtën kohë, numri i fluturimeve (3,766) u rrit për 14 për qind.


