Sonte në emisionin ‘’Click’’ u zhvillua përballja e kandidatëve për kryetar komune në Komunën e Sarajit. Qytetarët patën rastin të shohin një debat të nxehtë të cilin bindshëm e fitoi kandidati i Lëvizjes BESA, Bashkim Bakiu.
Në një moment gjatë emisionit Bashkim Bakiu para opinionit paraqiti një dokument sipas të cilit shihet që Komuna e Sarajit, e cila aktualisht udhëhiqet nga BDI, e ka tërhequr iniciativën nga Gjykata Kushtetuese që Sarajit t’i kthehet territori i uzurpuar nga Komuna e Gjorçe Petrovit.
Kjo i shton edhe më tepër dyshimet se ky territor i është shitur Gjorçe Petrovit nga drejtuesit aktual të komunës./Almakos

