Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi të shtunën (03.10.2020) do të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së qendrës distributive të kompanisë JUS MB në Komunën e Sarajit informon Tetovasot.
Ngjarja do të zhvillohet duke filluar nga ora 12 në pjesën e jashtme të qendrës distributive JUS Mb (Rr. 1723 Nr. 24 Saraj – Pas urës në Saraj në të djathtë, përreth lumit Vardar).
Përveç ministrit Kreshnik Bekteshi të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.



