Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se opozita e tanishme nuk e ka kaçikun për të bërë ndryshime reale tek vendbanimet shqiptare.
Zejdi, në pyetjen nëse atë që nuk e ka bërë BDI për 20 vite, do ta bëj tani, u përgjigj duke thënë se tani fronti është i përbashkët dhe se nuk vendos vetëm BDI.
“Tash vendos Fronti Europian, në zgjedhjet e ardhshme nuk shkon vetëm BDI-ja, Lëvizja Populli, PDSH-ja, Aleanca, shkon Fronti Europian me diku 7-8 subjekte politike. Gatishmëria e BDI-së që edhe në përpilimin e listave të kenë qasje çdo subjekt politik është njësojë e pritshme sikur gatishmëria që e ka BDI-ja edhe në programin zgjedhor dhe në jetësimin dhe realizimin e atij programi”, tha Zejdi, duke shtuar se ky front është bërë duke gëlltitur shumë nga personalja, duke bërë shumë kompromise për interesat më madhore të shqiptarëve. /SHENJA/
Data 28.04.2024
Aktuale
- Zgjedhjet presidenciale/ Pendarovski: Nuk na duhen ndasi të reja, Davkova – Nuk është e vërtetë se nisim nga zeroja!
- Çmimet e banesave në Manastir shkojnë në nivele rekord, 1600 euro për metër katror
- Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
- Goldi vishet njëjtë me djalin, kaq bukur duken baba e bir
- Lloga i përgjigjet Kovaçkit: Jo një, por tre deputetët do t’i ketë Fronti Evropian në Njësinë e Tretë Zgjedhore
- Sela: Ky është kusht – ose pranoni ndryshimet kushtetuese ose duhet të thoni se nuk jeni për anëtarësim në BE
- Bytyqi nga Buteli: Rezultati është zero-zero dhe më 8 maj për fituesin do të vendosim bashkë
- Publikohet momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur