Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka falënderuar votuesit për mbështetjen e dhënë ndaj Frontit Evropian në rrethinë e parë të zgjedhjes presidenciale.
Sela tha se u pa në zgjedhje se ku është dhe me kë është votuesi i Aleancës për Shqiptarët.
“Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë, ju kujtohet çdo bisedë para se të merrnim çdo vendim. Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpinë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë. Sot, dua të falenderoj secilin prej jush që në mënyrë madhështore, dëshmuat se ju jeni këtu. Disa që kanë lajthitur e ndjehen me zemër Aleancë i ftoj të rikthehen sepse ne nuk kemi asgjë me ata, madje na ka marë malli për secilin anëtar të devotshëm dhe vërtetë dua ti takoj secilin prej tyre. Ju pres me secilin prej jush!
E ata që nuk e deshtën Aleancën për Shqiptarët, deshtën ta ribrendojnë, modifikojnë, ta kontrabandojnë e në fund ta zhdukin, i ftoj të heqin dorë, të distancohen nga ky emër i çmuar për ne dhe sinqerisht të deklarohen ashtu siç ndjehen dhe të ndërtojnë ka”, ka thënë Sela.
Data 11.05.2024
Aktuale
- “Ik mbushu, mos të pafsha sytë” – Egla dhe Juli nuk i ndalin përplasjet
- Mucunski: Nesër fillojmë bisedimet me VLEN-in, si VMRO kemi vijat e kuqe dhe nuk pres marrëveshje në takimin e parë…
- Fronti Europian: Mos luaj me shqiptarët! Kjo ka pasoja për stabilitetin…
- Kaderi injoron keq Lumbardhin, ja kush po mbanë inatin
- KSHZ: Deri më tani janë parashtruar 17 ankesa për rezultatet nga zgjedhjet parlamentare, për presidencialet nuk ka
- “E ka shfrytëzuar”, Blero jep deklaratën e papritur për Afronën lidhur me podcast-in
- Pak para lindjes, Olta Gixhari publikon imazhe me të bukura me barkun e fryrë
- Rot: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në Maqedoninë e Veriut, një goditje e rëndë për ambiciet e BE-së