Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi i Frontit Evropian në sheshin e qytetit, tha se sonte sheh në Shkup, popull i cili ndërton ëndërr dhe i cili ka vizion.
“Popull i cili donë të ec përpara dhe prish ëndrra. Sonte nëpërmjet jush më mirë se gjithkush tjetër besoj na dëgjojnë nga Pallati i Bardhë nuk ka 61. Nuk ka. Nga jeni nisur për t’i ndalë të drejtat e shqiptarëve Për t’i ndalë drejtat e pakicave tjera”, tha Zijadin Sela.
Ai tha se Mickoski i ka bërë planet që bashkë me VMRO-në dhe Levicën, dhe planet e tij dëshiron t’i bëj edhe “me disa kukulla shqiptarë që i ka gjetur. Billalli ka hy te Izeti, e Izeti te kukulla tjetër Bekimi, e Bekimi te Arbeni, e Arbeni te Afrimi. E bashkë paketuara në valixhen e Mickoskit. Mosni vëllezër dëgjoni mesazhin e këtij populli që është bërë bashkë sonte. Fronti Evropian është ëndrra që kanë të gjithë komunitetet këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Sela, raporton SHENJA.
Sela tha se së bashku më 24 prill do ta qojnë Bujarin në rrethinë e dytë dhe në 8 maj do ta sjellin fitoren e Frontit Evropian. /SHENJA/
Data 04.05.2024
Aktuale
- Kaderi publikon foto, i bëhet kjo pyetje përvëluese për Lumbardhin
- Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!
- Erdoğan: Turqia synon vetëm të detyrojë Izraelin në armëpushim në Gaza
- Del detaji i parë nga dasma e Dafinës, Kreshniku duket më i paduruari
- “Nëse është një muaj, edhe atë një muaj do kënaqemi”, biznesmeni flet për lidhjen me Diolën
- Ali Ahmet: Të izoluar me domatet e Zoran Zaevit ose integrim në tregun 500 milionësh evropian?
- Rrëfehet i përlotur Bes Kallaku: Fëmijët pasuria më e madhe që kam
- Rusia kërcënon Danimarkën me hakmarrje nëse bllokon anijet ruse në ngushticat e Baltikut