Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një takim me kandidatin për deputet të Aleancës së Frontit Evropian dhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Maqedonin e Veriut, Salih Murat.
Kandidati për deputet i Aleancës së Frontit Evropian për zonën e 6-të zgjedhore dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Salih Murat, në postimin e tij për këtë temë ka bërë këto deklarata:
“Ne patëm një takim me Presidentin e Republikës së Turqisë, mikun tim të vjetër z. Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj Presidentit Erdogan për mikrpritjen e ngrohtë që e bëri.