Kryetari i TDP (Partisë Demokratike Turke) Dr. Beycan İlyas dha një deklaratë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Ilyas në postimin e tij tha: “Një politikan në vend gjatë fushatës ka pohuar se do të merrte shumicën e votave turke përkundër vendimit të TDP-së për koalicionimin me Frontin Evropian, ndërsa sot, këto vota i mohon. Votuesit tanë, patjetër që do ta kenë parasyshë këtë deklaratë. Nga ana tjetër përballemi me një situatë ku një lider partie apelon për mobilizim që mos të votohet një turk në njësin zgjedhore numër 3, dhe në fakt, në ditën e zgjedhjeve arrestohen 2 aktivistë tanë turk në Shtip dhe 1 në Radovish. Zotërinj, një minutë, çfar po ndodh me ju!!! Kush jeni ju që në vendin tim ti drejtoheni dhe ti trajtoni turqit ne këtë mënyre. Mendoj se shpejt harruan se kush janë turqit? Gjithsesi, do t’ju kujtojmë se kush jemi në 8 maj. GËZUAR FITORJA JONË. Le të jetë fitorja jonë një dhuratë për praninë turke në këtë vend. Urime Bujar. Urime Fronti Evropian. Urime familja madhe e TDP-së.”
Data 10.05.2024
Aktuale
- Vesa pozon nga vetura e re super luksoze, Adri i bën komentin epik
- MILENKO NEDELLKOVSKI FINANCOHET NGA NJË ORGANIZATË MBULESË NËN KONTROLLIN E SHËRBIMEVE TË INTELIGJENCAVE RUSE/ VIDEO
- Zgjedhjet 2024 / Borrell – Varhelji: Qeveria e re t`i bëjë hapat e domosdoshme për aderimin në BE!
- Buzhala: Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme për koalicionin VMRO – VLEN
- Përveç dietës, Armonda tregon edhe një sekret që po e bën të duket më e dobët
- (VIDEO) Mickoski nis bisedimet për qeverinë e re, preferon VLEN-in, nuk e përjashton edhe BDI-në
- Mickoski në rrugë për shumicë prej 65 deputetësh?!
- “A jeni normal, o robt…”: Tovërlani shpërthen për organizimin e Evropianit mes Shqipërisë e Serbisë