Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani ka deklaruar sot se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë, pra 61 deputetë plus shumica e badenterit.
Ai tha se këto janë kushtet pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, ndërsa ka shtuar se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata.
“Mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit. Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të kenë ftesë apo mos të kenë ftesë. Qytetarët vendosin se kush do ta formojë Qeverinë, për këtë ka dy shumica me Marrëveshjen e Ohrit. Fillimisht kërkohet 61, e dyta kërkohet shumica e Badenterit. Ata që i plotësojnë dy shumicat, ata formojnë qeveri”, ka deklaruar Bujar Osmani.
Data 17.05.2024
Aktuale
- Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet për një vend pune
- “Mirror”: Shqipëria – destinacioni i ri mesdhetar me plazhet më të bukura në Evropë
- “Kishin foto në FB”, masakroi për vdekje nënën e dy fëmijëve të tij, flet shqiptari: Po hante paratë e mia. Kishte lidhje dashurie me…
- Peskov: Rusia përshëndet çdo iniciativë paqeje për Ukrainën
- Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve
- Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
- Arifi: Kurti në histori do të njihet si Albin Zajednica
- Smith: Përparimi në dialog, i rëndësishëm për ecjen para drejt integrimit në NATO – për Banjskën kemi bërë thirrje për llogaridhënie