Të trishtuar nga mbështetja masovike historike që populli i dha mbrëmë Frontit Europian në sheshin e Shkupit, Mickoski sot i bëri thirrje opozitës shqiptare që të shpalosin koalicionin e fshehtë dhe të bashkohen kundër shqiptarëve, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët.
“Thirrjes tonë për distancim nga deklaratat e bllokut, VMRO, LEVICA dhe ZNAM, opozita shqiptare nuk ju përgjigj por zgjodhi të hesht duke konfirmuar kështu të gjitha konstatimet tona. Mbrëmë Mickoski konfirmoi edhe skenarin për përçarjen e Aleancës për Shqiptarët dhe tentimin e dështuar për ta shuar Aleancën, por të gjithë bashkë e morën përgjigjen nga mijëra anëtarët e simpatizantët tanë.
Opozitës shqiptare i bëjmë thirrje sa nuk është vonë, që të bëhen të guximshëm dhe sot të dalin publikisht të refuzojnë thirrjen e Mickoskit dhe të tërhiqen nga skenarët e rrezikshme anti shqiptare dhe anti perëndimore.
Edhe nëse jeni të kapur, të shantazhuar, të kushtëzuar nga Mickoski ose cilado strukturë tjetër, ju sigurojmë se ne do të ju mbrojmë dhe shpëtojmë, vetëm mos pranoni të shisni interesat kombëtare dhe t’i shërbeni VMRO-së, Mickoskit, Moskës e Putinit”, kanë thënë nga Aleanca për Shqiptarët.
Data 17.05.2024
Aktuale
- Gjithsej 44 raste të reja të kollës së mirë, numri i përgjithshëm i të prekurve arrin 597
- Sara dhe Bardhi njoftojnë ndjekësit për një vendim të ri
- Rrahje në mes të dënuarve në burgun e Idrizovës
- Meta: Qëndrimet e Edi Ramës për Kosovën nuk janë të rastësishme
- Ilir Meta: Shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut
- Ilir Meta: Kam raporte të afërta me krerët e partive politike shqiptare në RMV
- Pse Ilir Meta përkrahi VMRO-në dhe jo ndonje parti shqiptare? Ja përgjigja e tij
- Ilir Meta në TV Shenja: Nuk kam patur raport të veçantë me Nikolla Gruevskin