Disa zona të Tiranës janë zhytur në terr për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Shkak dyshohet se është bërë një defekt në linjën e OST 110 kv, që ka lënë pa energji disa zona pa energji në kryeqytet.
Raportohet se deri më tani janë pa energji lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj.
Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST, e cila po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera!
Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Eno Bozdo, me një postim në rrjetin social Facebook, ku bën të ditur se gjysma e Tiranës është pa energji elektrike prej më shumë 45 minutash.
Bozdo shkruan se “OSHEE duhet të riparojë defektin sa më parë, pasi qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë”.
Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo:
“Prej 45 minutash, thuajse gjysma e Tiranës është pa drita. Në këto ditë të ftohta, energjia e sigurt dhe ngrohja e banesave është primare, dhe jo fjalimet për reformën e (pa)suksesshme në sektorin e energjisë!
I bëj thirrje OSHEE të riparojë defektin sa më parë.
Qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë, ndër më të shtrenjtat në Evropë, edhe kur nuk e kanë!”


