Detaje të reja janë bërë të njohura rreth zjarrit që përfshiu një magazinë mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Bëhet me dije se magazina ka qenë e mbushur me materiale plastike, nga djegia e të cilave janë shkaktuat re të zeza tymi që mbuluan të gjithë zonën.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Ndërkohë, raportohet se në momentin e zjarrit në magazinë kanë edhe rojet, të cilët fatmirësisht kanë mundur të largohen pa dëmtime.