Zjarri në masivin pyjor të Drenovës është riaktivizuar sërish këtë pasdite, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë të zonës.
Burime bëjë me dije se flakët janë rindezur rreth orës 14:00, të favorizuara nga era e fortë që ka përfshirë zonën.
Shërbimet zjarrfikëse janë rikthyer në terren dhe kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por përballen me vështirësi të shumta për shkak të terrenit të thyer dhe të paarritshëm për mjetet zjarrfikëse.
Aktualisht, operacioni po zhvillohet me mjete rrethanore dhe ndihmën e forcave në këmbë.