Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit, pas ndërhyrjes së gjerë nga ajri dhe toka për të shuar flakët që përfshinë disa zona të bashkisë.
Sipas njoftimit, flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa puna nga toka vijon për të eliminuar çdo rrezik për riaktivizim, sidomos në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë.
Operacioni përfshiu:
• Një helikopter të Forcës Ajrore,
• 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga bashkitë Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull,
• 30 trupa të FA me 3 mjete zjarrfikëse,
• 5 punonjës të shërbimit pyjor dhe 40 vullnetarë.
Banorët në zonat e prekura kanë nisur të kthehen gradualisht në banesat e tyre, ndërkohë që autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për çdo skenar të mundshëm.