Një zjarr masiv në zonën Le Pennes-Mirabeau, pranë qytetit të Marsejës, ka detyruar pezullimin e plotë të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar Marseille-Provence.
Sipas administratës së aeroportit, të gjitha nisjet dhe mbërritjet janë ndalur që nga mesdita, ndërsa një pjesë e fluturimeve janë devijuar drejt aeroporteve të Nicës, Nîmes dhe qyteteve të tjera përreth.
Autoritetet lokale kanë theksuar se po e monitorojnë situatën nga afër, ndërkohë që ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por tym i dendur dhe përhapje e shpejtë e zjarrit kanë krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e trafikut ajror.