jë zjarr në panelin elektrik të një pallati pranë Bulevardit të Palmave në Lushnjë ka shkaktuar panik në mes të pasdites, duke lënë banorët pa energji elektrike dhe të izoluar në apartamente.
Flakët shpërthyen në panelin e përbashkët të energjisë, duke përfshirë kabllot dhe materiale plastike. Nga përhapja e tymit të dendur, disa banorë patën probleme me frymëmarrjen dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lushnjës. Fatmirësisht, nuk ka viktima.
Zjarri është vënë nën kontroll brenda pak minutash nga ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët së bashku me forcat e policisë ndihmuan edhe në evakuimin e banorëve të bllokuar në katet e sipërme, për shkak se ashensorët kishin dalë jashtë funksionit nga ndërprerja e energjisë.
Aktualisht, energjia nuk është rikthyer ende në godinën e prekur dhe banorët janë në pritje të konstatimeve përfundimtare nga grupi hetimor dhe teknikët e OSHEE.
#Lushnjë #Zjarr #PanelElektrik #BanorëNëRrezik #Spital #Tym #Zjarrfikësit #Emergjencë #EnergjiaElektrike