Një vatër e madhe zjarri është përhapur në fshatin Hormovë, në territorin e Bashkisë Tepelenë, shumë pranë kufirit me Gjirokastrën.
Prej orës 04:00 të mëngjesit, forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të Gjirokastrës janë angazhuar në terren për të frenuar përhapjen e flakëve, me qëllim që ato të mos depërtojnë në zonat e Bashkisë Gjirokastër.
Zona është në rrezik të lartë për shkak të bimësisë së dendur dhe afërsisë me disa fshatra, çka e bën situatën edhe më alarmante. Pasojat, në rast përhapjeje të mëtejshme, mund të jenë shkatërruese.
Operacioni është ndërmarrë vetëm nga efektivët e MZSH Gjirokastër, në një përpjekje për të parandaluar dëme serioze në një territor të ekspozuar ndaj flakëve.