Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme përpara godinës së Parlamentit në Beograd. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Autori Vladan A. 70 vjeç, u arrestua menjëherë nga autoritetet. Ai fillimisht i vendosi flakën një tende të ngritur përpara parlamentit ku dhe hodhi brenda një grusht me plumba ndërsa më pas qëlloi me armë zjarri. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.
I plagosuri Milan B., 57 vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Lidhur me këtë sulm, në mesditë pritet një konferencë e jashtëzakonshme nga presidentit Aleksandër Vuçiç. Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhen dhe zjarrfikëset ku po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.