Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten është raportuar e zhdukur një grua në Gjakovë.
Familjarët kanë raportuar rastin në polici.
“Është raportuar se viktima femër është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është duke u hetuar.