Ambasadori Lamberto Zannier, kryesuesi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, në një deklaratë për media nga një qendër votimi ku procesi i votimit zhvillohet në mënyrë elektronike, ka bërë me dije se janë angazhuar 240 vëzhgues të OSBE në të gjithë vendin dhe 135 të tjerë nga vendet e OSBE.
Zannier theksoi se misioni i vëzhguesve ndodhet në Shqipëri që prej fundit të marsit dhe ka ndjekur nga afër edhe fushatën elektorale.
Ai njoftoi gjithashtu se të hënën, në orën 15:00, do të ketë një deklaratë për media ku do të bëhen publike vlerësimet e para të misionit për procesin zgjedhor.
Zannier: Kjo është një nga qendrat e votimit ku jemi sot. Si ODIHR kemi 240 vëzhgues, por janë edhe 134 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE.
Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne kemi qenë këtu që nga fundi i marsit. Ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore. Sot është pika e fundit dhe nesër do të kemi një konferencë për shtyp në orën 15:00.
Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik.
Do të flasim për këtë nesër kur të japim vlerësimet tona nesër. Po punojmë me KQZ, deri tani është shumë transparent dhe shumë i drejtë bashkëpunimi.