Janë numëruar 3255 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në gjithë qarqet, teksa janë numëruar shumica e kutive në 12 qarqet e vendit.
PS ka marrë 452,335 vota në rang vendi, që përbëjnë 52.7% të totalit, ndersa PD-ASHM ka siguruar 291,783 vota, që përbëjnë 34.0% të totalit.
Pavarësisht se është forca e dytë më e madhe politike në Shqipëri, kjo mbështetje nuk është e mjaftueshme për të rivalizuar PS-në për shumicën.
PSD e Tom Doshit renditet në rang vendi i treti, me 31,481 vota ose me 3.7%. Më pas vjen Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 30,659 vota, që përbëjnë 3.6% të totalit.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 24,120 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 11,408 të tilla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 452,335 vota – 52.7%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 291,783 vota – 34.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 30,659 vota – 3.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 31,481 vota – 3.7%
Partia Mundësia – 24,120 vota – 2.8%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 10,209 vota – 1.2%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,656 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 609 vota – 0.1%
Lëvizja Bashkë – 11,408 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 3,146 vota – 0.4%
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,253 vota – 0.1%