Janë numëruar 1589 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
PS kryeson me 214,969 vota ose 52.8%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 139,532 vota për momentin, ose 34.3%.
Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 15,047 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 14,076 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 10,671 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 5,081 të tilla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 214,969 vota – 52.8%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 139,532 vota – 34.3%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 15,047 vota – 3.7%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 14,076 vota – 3.5%
Partia Mundësia – 10,671 vota – 2.6%
Lëvizja Bashkë – 5,081 vota – 1.2%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 4,518 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,427 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 767 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 511 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 294 vota – 0.1%