Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli sot në emisionin Log në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për procesin zgjedhor dhe numërimin e fletëve të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Kume u pyet lidhur me kërkesën e disa kandidatëve për deputetë që të marrin pamjet filmike të votave preferenciale.
Lidhur me këtë Kume tha se diçka e tillë është normale dhe se i shërben transparencës së procesit dhe gjykimit të mbështetur në prova.
Kristaq Kume: Është normale dhe kjo i shërben transparencës së procesit dhe gjykimit mbështetur në prova. Garë e bukur. Numëruesit në një krahë, garuesit në një krah. Garuesit kanë të drejtë të kërkojnë informacion mbi atë që ka ndodhur dhe që është në kuti dhe që duke bërë një kërkesë të tillë vënë në pikëpyetje punën e bërë nga numëruesit. Kjo nuk vihet në pikëpyetje me dashakaqësi. Është proces i lodhshëm dhe mund të ndodhin dhe gabime.
Mos harrojmë edhe faktin që numëruesit mund të kenë qenë nën presonin e garuesve por më shumë se sa kaq duhet të ketë qenë dhe duhet të marrin parasysh presionin e ligjit.
Garuesi duke provuar që i është rënë hakut, i janë keq numëruar votat..numëruesi do përgjigjet para organeve ligjzbatuese nëse ka bërë diçka të tillë.