Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Elbasanit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij në Elbasan, Shehaj tha se për herë të parë pas këtyre zgjedhjeve në parlament do të ketë përfaqësues të pa korruptuar dhe të pa korruptueshëm.
Gjithashtu Shehaj tha se kryeministri Edi Rama po bën ccdo përpjekjë për të mbajrur pushtetin politik, për t’u ruajtur nga drejtësia.
Agron Shehaj: Nuk ka dyshim që Edi Rama do përfundojë si të tjerët, thjesht po i vjen radha. Dhe po bën gjithçka për mbajtur pushtetin politik për t’u mbrojtur nga drejtësia dhe do ta shikojmë.
Në 12 maj do ta ndryshojë prape regjistrin dhe do bëjë çmos që ta kapi drejtësinë. Rama po u kërkon votën shqiptarëve për ish deputetë dhe ish ministra të korruptuar që janë sot në hetim për korrupsion. Ka të paktën pesë kandidatë për deputetë të PS për të cilët Ram kërkon votën tuaj, e kërkon se i do ata në parlament. I duhen sepse po i vjen radha, i duhen në parlament që të shpëtoje veten nga drejtësia.
Kjo është arsyeja. Në fakt Edi Rama nuk e ka me mua, e k me ju, tha Agroni e bën për inat. Ça inati mund të kem unë me Ramën. Unë ia kam dalë edhe pa Ramën edhe pa politikën. Unë kam zgjedhur rrugën e punës.
Për herë të parë në parlament do ketë përfaqësues të partive politike që janë të pa kapur dhe të pakapshëm, të pa korruptuar dhe të pa korruptueshëm, do jetë deputetë që përfaqësojnë njerëzit e thjeshtë, njerëzit që punojnë.