Brenda javë së ardhshme do të mësohet edhe emri i drejtorit të ri të FBI-së shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Prokuroria e Posaçme mbylli procedurën e përzgjedhjes dhe pas konkursit u përzgjodh si kandidatura fituese dhe u propozua Joni Keta (foto kryesore).
Sipas procedurës së garës, tani emri i tij duhet të kalojë në KLP për votim.
Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor, ora 11:00, për të zhvilluar mbledhjen për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Sipas procedurës dhe rregullores, KLP do të votojë nëse e pranon propozimin e SPAK, për të zgjedhur Joni Ketën në krye të BKH-së, për një mandat 5 vjeçar.
Keta arriti të fitonte në garën me 7 kandidatët e tjerë që kishte përballë.


