Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka mbajtur një fjalim virtual në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington këtë mbrëmje, ka bërë thirrje për më shumë ndihmë financiare për Ukrainën.
Në fjalimin e tij, Zelensky tha se rritja e mbështetjes financiare nga donatorët ndërkombëtarë do të ndihmonte në përfundimin më të shpejtë të luftës shkatërruese të Rusisë në Ukrainë.
“Sa më shumë ndihmë të marrë Ukraina tani, aq më shpejt do t’i japim fund luftës ruse dhe aq më shpejt dhe me më shumë besueshmëri do të garantojmë se një luftë e tillë mizore nuk do të përhapet në vendet e tjera”, tha Zelensky.