Është mbyllur procesi i rinumërimit të 586 kutive të votimit në Qarkun e Fierit, pa ndryshuar numrin e mandateve për forcat politike.
Pas rinumërimit, Zegjine Caushi humbet mandatin e deputetes, ndërsa në vend të saj do të ulet në Kuvend Maldrita Bardho, e cila ka siguruar mandatin me një diferencë prej vetëm 10 votash.
Sipas Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjatë verifikimeve iu hoqën 48 vota Zegjine Caushit, të cilat sipas vendimit ishin regjistruar padrejtësisht në favor të saj gjatë numërimit fillestar. Ndërkohë, Maldrita Bardho ka rifituar 26 vota që i ishin tjetërsuar më herët.
Ky ndryshim i papritur përmbys renditjen brenda listës së Partisë Socialiste në Fier, por pa ndikuar në balancën e përgjithshme të mandateve mes partive.
Shifrat sipas KQZ
Maldrita Bardho
Vota preferenciale: 3616
Vota nga Diaspora: 1020
4636 vota ne total
Zegjine Caushi
Vota preferenciale: 4026
Vota nga Diaspora: 600
4626 vota në total